Si ishte fëmijëria e nënës tënde?
Çfarë ëndërronte babai yt?
Çfarë historie ka gjyshja edhe gjyshi?

Ju ftoj te dëgjoni, të kujtoni dhe të ruani historine familjare.

Libra për t’u plotësuar - per biseda të vogla me vlerë të madhe. 

Këta libra nuk janë thjesht fletë për t’u mbushur — janë një trashëgimi mes prindërve dhe fëmijëve, gjyshërve dhe nipërve. Një mënyrë për të ruajtur zërin, mendimet dhe përvojat për brezat që vijnë.

Përmes pyetjeve të menduara me kujdes dhe hapësirës së bollshme për përgjigje, keto libra ju ndihmojnë të ndaleni për një moment, të dëgjoni, të kujtoni dhe të ruani historitë e njëri-tjetrit. Pyetjet prekin tema si fëmijëria, puna, ëndrrat, arsimi, prejardhja dhe historia familjare.

Perfekt si dhuratë me vlerë për fëmijet, prindërit, gjyshërit dhe veten.


Librat

Mama

dua të di historinë tënde
një kujtim i çmuar 

215 SEK

Baba

dua të di historinë tënde
një kujtim i çmuar 

215 SEK

Gjyshe

dua të di historinë tënde
një kujtim i çmuar 

197 SEK

Gjyshi

dua të di historinë tënde
një kujtim i çmuar 

197 SEK

Një mesazh nga autorja

Si nënë dhe si mësuese e gjuhës shqipe në Suedi, e shoh sa shpejt kalon koha. I shoh fëmijët të rriten, brezat ndryshojnë dhe kujtimet që rrezikojnë të humbasin në ritmin e jetës së përditshme. Koha nuk pret. Prandaj këta libra u krijuan për t’i mbajtur gjallë kujtimet — për sot, për nesër dhe për brezat që vijnë. 

Këta libra kanë një domethënie shumë të veçantë për mua. T’i shkruaja së bashku me femijët e mi ishte një dhuratë e rrallë me biseda të gjata dhe dëshirë për të ruajtur historitë tona. Çdo pyetje në këto faqe mban një pjesë nga zemra ime. Shpresoj te jene edhe per ju një dhuratë e veçantë kur mblidheni rreth prindërve dhe gjyshërve. 

. Me respekt, Sadete Dani

info@librashqip.se

Përgjgiemi brenda 24 orëve